[sgmb id=”1″]
Pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama të bërë në Facebook, që çdokush nga ndjekësit e tij t’i sugjeronte, se çfarë do të përmirësonte nëse do të ishte kryeministër, ka reaguar edhe gazetari Edi Oga.
Në komentin e tij në përgjigje ndaj pyetjes së kryeministrit, Oga ka zgjedhur të përdorë përgjigjen e Ramës dhënë ndaj Blendi Fevziut në emisionin e tij.
Më vjen keq “Fevzi”, por unë nuk u përgjigjem kurrë pyetjeve që fillojnë me “nëse…”, ka komentuar Oga.Dhe siç duket, Rama ka mbetur pa fjalë, pasi nuk ka reaguar.