Loading...

Mediat Serbe i bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të shkojnë në Tiranë për…

[sgmb id=”1″]

“Jeta në kryeqytetin shqiptar” ka qenë në fokus të një emisioni të transmetuar në mediat serbe.

Televizioni serb TV1 në rubrikën “150 minuta” ka transmetuar një reportazh rreth Tiranës dhe jetës në kryeqytetin shqiptar. Reportazhi nënvizon se vit pas viti rritet gjithnjë e më shumë numri i turistëve që vizitojnë vendin e shqiponjave.

“E nisim turin tonë në këtë qytet në sheshin “Skënderbej”, ku ka shumë turistë, kryesisht nga Italia dhe Australia. Në çdo hap që ju hidhni mund të dëgjoni tek flitet italisht dhe anglisht. Ndonëse sheshet e lojërave nuk shihen shpesh, kafenetë janë të mbushura plot që në orën 09:00 të mëngjesit.

Shatërvanët në sheshin “Skënderbej” janë një qetësi për shqiptarët në këto ditë të nxehta vere. Prania e të rinjve në rrugë është e dukshme, gjë që nuk është e habitshme duke pasur parasysh se mosha mesatare e popullsisë në Tiranës është 29 vjeç”, thuhet në reportazh.

Reportazhi i kushton vëmendje edhe jetës së natës në Tiranë, ku thuhet se po bëhet gjithnjë e më e njohur në rajon.

“Jeta e natës e kryeqytetit shqiptar po bëhet gjithnjë e më e njohur në rajon, prandaj një mundësi e tillë nuk duhet humbur. Folëm me një studente të quajtur Megi e cila gjatë një interviste na tregoi se jeta e natës në kryeqytet është krejt ndryshe, krahasuar me qytetet e tjera në Shqipëri”.

Gjithashtu, gjatë kësaj interviste ajo na tregoi “Nuk di shumë për Serbinë, por kam dëshirë të mësoj më shumë për të. Madje është koha për të shkëmbyer kulturat ndërmjet dy vendeve”, shprehet ajo.

Nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së reportazhit edhe sheshi “Skënderbej” i cili u përurua pak ditë më parë, ku thuhet se “të shumtë janë ata që shkojnë për ta vizituar sheshin qendror të Tiranës, pasi ajo përbën diçka të re në kryeqytetin shqiptar”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com