[sgmb id=”1″]
Rrezikohen midhjet ne liqenin e Butrinitit,ndersa shkak jane rritja e temperaturave qe kane shkuar deri ne 42 grade gjate dites se enjte. Midhjet mund te rezistojne deri ne 27 grade,ndersa rritja e ndjeshme e temperaturave ka sjelle problemet e para per kete vere ne liqenin e Butrinitit. Alarmi leshohet nga kultivuesit e midhjes ,ndersa sipas tyre jemi para nje katastrofe te vertete. Hysem Mane nje nga investitoret me te medhenj ne zone,pranon se situata eshte mjaft problematike,ndersa rrezikohet deri edhe midhja e fares. Hapja e kanalit te Vivares ,si edhe quhet ne zonen e Sarandes,per tu lidhur me liqenin e Sarandes,do te sillte permiresim te situates,por per momentin dicka e tille nuk ka ndodhur duke rrezikuar katastrofen ne liqenin e Butrinitit .
Situata mbetet shqetesuese per shkak te rritjes se temperaturave,ndersa ne ditet ne vijim,pritet qe ato te rriten dhe me tej. Aktualisht ne liqenin e Butrinit,temperatura shkon deri ne 42 grade,duke demtuar dhe ngordhur midhjet,te cilat mund te rezitojne deri ne 27 grade.