Një i ri nga Shqipëria dhe një 21-vjecar grek, kanë pranuar se kanë vrarë studenten 21 vjeçare greke, Eleni Tupaludhi.
19 vjeçari dhe 21 vjeçari kanë dëshmuar gjatë natës në rajonin e policisë të ishullit Rodos për ngjarjen e 28 nëntorit, kur policia bregdetare e ishullit zbuloi trupin e 21-vjeçares në shkëmbinjtë e bregdetit, thuajse të zhveshur.
Të enjten më 29 nëntor viktima u identifikua, si një studente 21 vjeçare në fakultetin e ishullit, me origjinë nga veriu i Greqisë.
Vajza vinte nga një familje arsimtarësh grekë, madje i ati është nënkryetar i Bashkisë së zonës.
Dje pasdite, policia e Rodos ka marrë në pyetje 19-vjeçarin shqiptar dhe 21-vjeçarin grek, të cilët gjatë natës edhe kanë pranuar vrasjen.
Mjekët ligjorë theksuan se viktima kishte humbur ndjenjat dhe vdekja u shkaktua nga mbytja në det. /Lajmifundit.al