Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë po vijon punën për rehabilitimin e kanaleve kulluese në kuadër të masave për të përballuar me sukses situatën e reshjeve.
Aktualisht po punohet për pastrimin e kanalit që nis nga Liqeni, e vijon edhe në zonën pranë Parkut Urban.
“Në këtë kanal po kryhet pastrimi rrënjësor i këtij kanali për të shmangur problematikat e mundshme gjatë sezonit të dimrit, ndërsa rehabilitimi do të përfshijë edhe izolimin e tij”, bën të ditur Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë përveç punës së përditshme në lidhje me reformën e ujit, një vëmendje të veçantë i kushton edhe pastrimit të kanaleve apo plazheve./atsh