Policia tha se një 72-vjeçar është vetëv.rarë me armën e tij të gjahut në fshatin Belishovë të Mallakastrës.
Sipas policisë shtetasi i identifikuar si N.A, ka vrarë veten rreth orës 13:55 të ditës së sotme. Mësohet se arma e përdorur nga viktima ishte me leje në emër të tij, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Në datën 01.12.2018, rreth orës 13:55, në fshatin Belishovë, Mallakastër, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut shtetasi N.A, 72 vjeç.
Arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia