Loading...

Makina përfundon në kanal, 6 pasagjerët ndihmohen nga banorët e zonës

Një aksident ka ndodhur mengjesin e të dielës në zonën e Kënetës, Durrës. Një makinë me gjashtë persona ka përfunduar në kanal.

Personat të cilët kanë qenë të së njëjtës familje, janë ndihmuar nga banorët e zonës pasi makinës tip “Ford” nuk i hapeshin dyert nga brenda.
Njoftohet se brenda makinës kanë qenë 5 gra dhe 1 burrë, drejtuesi i automjetit. Aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje vetëm pasi lajmi është bërë i ditur nga mediat.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com