Loading...

Fjalet e fundit prekëse, që George HW Bush i tha të birit para se të ndahej nga jeta

Ish presidenti amerikan, George Herbert Walker Bush u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Huston, Teksas në moshën 94-vjeçare.

George Bush Sr, siç ishte i njohur, u nda nga jeta në 22:10 me orën lokale të mbrëmjes së të premtes, 30 nëntor.

Ndërkohë, një mik i vjetër i ish presidentit të ndjerë ka dhënë disa detaje për mediat rreth ditëve të fundit të tij përpara se të mbyllte sytë një herë e përgjithmonë.

James A Baker III, miku i vjetër i Bushit dhe ish-sekretari i shtetit, i tha New York Times se 94-vjeçari ishte duke u “venitur” gjatë javës së fundit duke shtuar se shumicën e kohës e kalonte duke fjetur, duke mos ngrënë dhe pa u çuar nga shtrati.

Baker tha se edhe pse ish-presidenti ishte një njeri që e kishte sfiduar vdekjen disa herë gjatë viteve, këtë herë ndjehej ndryshe.

Ai u ndal nga shtëpia e Bushit të premten për të kontrolluar shokun e tij të vjetër, ose ndoshta edhe për t’i thënë lamtumirë.

Sapo ai hyri në dhomë, Bush filloi të pyeste:

Ku po shkojmë, Baker?”
Baker iu përgjigj:

Ne po shkojmë në qiell.”
Dhe, Bush iu përgjigj:

Aty dua të shkoj.”
Brenda 13 orësh, 94-vjeçari ishte nisur për në rrugën e tij të fundit.

Biseda e tij e fundit ishte një telefonatë me djalin e tij, George W. Bush, i cili i tha se ishte një baba i mrekullueshëm dhe se e donte shumë.

“Edhe unë të dua shumë”, ishin fjalët e tij të fundit në tokë

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com