Loading...

Operacioni i policisë greke, kapen 4 shqiptarë

Gjatë kontrolleve të policisë së shtetit fqinj janë arrestuar edhe 4 shqiptare të tjerë gjate orove të fundit. Policia greke ka zhvilluar dy operacione të ndryshme për goditjen e trafikut të drogës nga Shqipëria.

Në pranga janë vënë katër shqiptarë, njëri në Kostur dhe tre të tjerë në Athinë.

Operacioni i parë u zhvillua në kufirin greko-shqiptar në Kostur. Në një zonë pyjore, u kap një shqiptar 25-vjeç duke transportuar në këmbe 4 pako me peshë totale 26 kg 270 gram marijuanë.

Ndërsa në zonën Agio Pandaleimona në Athinë u arrestuan 3 shqiptarë të tjerë. Sipas autoriteteve helene shqiptarët u kapën me 2 kg 550 gram heroinë, 24 kg 132 gram marijuanë, 510 gram kokainë, 3 kg 255 gram perzieres, 10 tableta narkotike dhe 10.400 euro.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com