Policia e Shtetit arrestoi një doganier në pikën kufitare të Kapshticës për “Shpërdorim detyre” pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës.
Policia e Shtetit njofton se u arrestuan edhe 3 shtetas të tjerë si dhe 1 u shpall në kërkim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: L, K 59 vjeç, banues në Sovjan Maliq, me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës.
R.Sh, 29 vjeç, K, M 23 vjeç, P, V, 45 vjeç. Si edhe u shpall në kërkim shtetasi G.M, 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.
Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L.K, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve. /o.l/e.caushi/