Loading...

Gazeta e madhe the Sun s*lmon Granit Xhaken pasi beri shqiponjën: Simbol nacionalist (foto)

Granit Xhaka është shumë krenar për rrënjët shqiptare dhe nuk harron kurrë të formojë me duar simbolin e shqiponjës! Për 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, futbollisti i “Arsenalit” ka kryeqëzuar gishtat këtë herë së bashku me partneren e tij, Leonita duke uruar të gjithë shqiptarët.

Mirëpo, simboli i shqiponjës, ka tërhequr vëmendjen e medias britanike “The Sun” ku theksohet se gjesti i përsëritur i Granit Xhakës mund të shkaktojë reagime në opinionin publik.

“Gjesti është një simbol nacionalist, që përfaqëson shqiponjë me dy kokë mbi flamurin kombëtar të Shqipërisë”,- shkruan “The Sun”.

Por Granit Xhaka nuk trembet nga të tilla shkrime, pasi e ripërsërit në çdo moment dashurinë për atdheun. Çifti simpatik kishte zgjedhur të vishte edhe ngjyrat e flamurit!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com