Ditën e sotme shqiptarët në të gjithë botën festojnë 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë.
Në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urimi i parë vjen nga kryeministri Edi Rama me një foto të veçantë.
Rama uron shqiptarët për Ditën e Flamurit mo foton nga takimi i dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, mbajtur në Pejë, teksa dy kryeministrat bashkojnë duart mbi flamurin kombëtar, në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjeve të rëndësishme.
“MIRËMËNGJES, dhe GËZUAR DITËN E FLAMURIT”, shkruan Rama. /atsh