Sektori i ndërtimit në vendin tonë është në trajektore zhvillimi progresiv dhe kërkesës në rritje të tij, po i përgjigjet më së mirë edhe miratimi i lejeve të reja, për ndërtim nga institucionet përkatëse.
INSTAT bën të ditur se, numri i lejeve të ndërtimit në shkallë vendi u rrit gjatë 9- mujorit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ndërsa qarqet e Dibrës, Tiranës, Gjirokastrës dhe Beratit rritja është me ritme dyshifrore.
Sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë vendin u dhanë 834 leje gjatë janar-shtator, nga 831 të tilla që u dhanë më 2017.
Numri i lejeve në qarkun e Dibrës u rrit me 190%, nga 10 që ishin dhënë më 2017 në nëntëmujorin e 2018 u dhanë 19 të tilla.
Pas Dibrës rritja më e madhe ishte në qarkun e Gjirokastrës ku u vu re një dyfishim i lejeve në raport me 2017. Në Berat numri i lejeve pësoi rritje vjetore me 60% në 9-mujorin 2018.
Në Tiranë numri i lejeve të ndërtimit u rrit me 38%, pasi janë dhënë 74 lejë ndërtimi më shumë se 9-mujorin e 2017. Tirana iu rendit e para në shkallë vendi për numrin më të lartë të lejeve të dhënave më 2018./atsh