Në katedralen e qytetit të Koperit u organizua koncerti i sopranos së madhe Inva Mula, shoqëruar nga pianistja Lule Elezi.
Koncerti ishte pjesë e veprimtarive të shumta në kuadrin e Ditëve të Kulturës Shqiptare, organizuar nga Shoqata Shqiptare “Iliria”.
Para koncerit të pranishmit i përshëndetën kryetari i Shoqatës “Iliria” Heset Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi dhe Profesor Shyqyri Nimani.
I pranishëm, përveç publikut artdashës ishte edhe kleriku, drejtues i katedrales së Koperit.
Koncerti i të mirënjohurës Inva Mula, përfqaqëson një ngjarje, që vështirë se përsëritet dhe që do të mbetet gjatë në memorien e të pranishmëve dhe të jetës artistike të qytetit.
Koncerti u zhvillua pikërisht në atë katedrale, ku rreth tre shekuj më parë drejtonte meshat shqiptari Agustin Bruti./atsh