Loading...

Mbrojtja sociale, 7% më shumë fonde për vitin e ardhshëm

Buxheti 2019  ka një vëmëndje të shtuar në programin e mbrojtjes sociale ku reflektohet rritja me 7% më shumë se viti i kaluar.

Referuar këtij buxheti, programi social ka në fokus mbrojtjen e familjeve në nevojë. Kështu, aktualisht nga ky program përfitojnë sot 61 mijë familje të ndihmës ekonomike,  161 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe invalidë si dhe 1100 të shërbimeve sociale në qendrat rezidenciale apo jo të shërbimeve të përkujdesit shoqëror.

Ndërkaq, pas 11 muajsh skema e ndihmës ekonomike është konsoliduar dhe i përgjigjet 11 mijë familjeve që janë përzgjedhur për herë të parë në skemën e ndihmës ekonomike nëpërmjet një sistemi elektronik. Sipas shifrave të bëra publike nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë 15 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike të dyfishuar dhe trefishuar nga sistemi paraardhës. 6 mijë gra kryefamiljarë të përfshira në këtë skemë dhe rreth 4.100 familje që janë përfituese nga fondi i dyfishuar për bashkitë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com