Policia tha se ata shkuan në zonë, menjëherë pasi morën telefonatën se një grua po vraponte në trafik me fëmijë në dorë.
Policia e Floridës ka publikuar një video shokuese që tregon momentin, kur një grua hedh djalin e saj të mitur me kokë në tokë.
Pamjet tronditëse u kapën nga kamerat në trupin e një polici në Kaliforni. Pas incidentit u mësua se fëmija kishte pësuar fraktura të rënda në kokë.
Gjatë një interviste me policët, gruaja pranoi që kishte qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Ajo tha se gjatë kohës që po ecte me fëmijën në krahë, mendonte se po e ndiqte një përbindësh që kërkonte t’i thithte gjakun.