Insituti i Gjeoshkencave, IGJEUM ka bërë me dije se janë dy qarqe ne rrezik per permbytje per shkak te prurjeve qe pritet te sjellin perrenjte dhe lumenjtë që priten të vijnë ditën e sotme. Sipas këtij insititucioni ditë e martë dot ketë reshje intensive shiu në shumicën e qarqeve ne vend. “Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër”- paralajmeron IGJEUM.
RESHJET /Sot, (e martë, dt.20) priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve. Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
TEMPERATURAT/ E martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 16 °C. në vendet e ulëta: 11 / 18 °C. në vendet malore: 4 / 10 °C.
ERA/ E martë, dt.20, era pritet të fryjë e lehtë.