Loading...

Ngjarja e rëndë në ish-Bllok, prokuroria kërkon t’i bëjë “gropën” Elvis Martinajt…

Elvis Martinaj do të dalë sot para Gjykatës së Apelit për rishikimin e masës së sigurisë lidhur me ngarjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor. Prokuroria kundërshton masën e sigurisë me 30 ditë burg të dhënë nga Shkalla e Parë, duke kërkuar burg pa afat. Prokuroria e akuzon Martinajn si të përfshirë në konfliktin me armë brenda lokalit Monopol, ku humbi jetën Fabiol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, prokuroria ka siguruar pamje filmike dhe përgjime telefonike që e përfshijnë drejtpërdrejt Martinajn në këtë ngjarje.

Pak ditë më parë, Gjykata Penale e Tiranës dhe një masë të dytë me 30 ditë burg për Martinajn ndërsa u shpreh në vendim se këto prova, shenjat e barutit në dorë dhe mesazhet janë të pavlefshme pasi kishin mospërputhje të numrit të telefonit. Treshja e prokurorëve Kreshnik Ajazi, Artan Lulaj dhe Anisa Qilimi kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë nga 30 ditë burg që dha gjyqtari Artan Gjermeni në burg pa afat.

Argumenti më i fortë që prokurorët kanë në dorë për këtë apel, është ajo çfarë është gjetur brenda telefonit të Ervis Martinit, një celular I-Phone X të gjetur mbyllur me passëord por që është hapur në kohë rekord nga ekspertët izraelitë pas kërkesës për të vepruar për llogarinë e prokurorisë shqiptare.

Prokurorët thonë se janë evidentuar të dhëna të plota më rëndësi për faktet objekt hetimi në celular. Sipas prokurorisë në procesverbalin e sekuestrimit pasqyrohet saktësisht fakti që aparati telefonik i sekuestruar të hetuarit Ervis Martinaj në ambientet e spitalit të traumës është pikërisht ai me IMEI qe perfundon me numera ”587”.

Ky celular është i rëndësishëm sepse sipas prokurorëve të çështjes nga ai aparat telefoni nëpërmjet applikacionit ”Telegram” është dërguar një mesazh për të thirrur disa persona ”që të vinin menjeherë në lokalin e Redi Pupeskut të armatosur”. Por pikërisht ky element (një nga ata të përdorur për të kërkuar arrest në burg të Martinaj) është vënë nën dyshim nga gjyqtari Artan Gjermeni i cili pretendon që prokuroria në fakt e ka paraqitur si celularin e Elvis Martinaj një tjetër aparat celulari , që ka Imei një numër që përfundon me ”580”.

Prokurorët e apeluan vendimin, ndërsa sot pritet vendimi për Martinajn nga gjyqtari Hysni Demiraj, që është kryetar i gjykatës së Apelit. Elvis Martinaj është nën hetim për 6 akuza, mes tyre vrasje e mbetur në tentativë, pastrim parash dhe zhvillimi i aktivitetit të lojërave të fatit pa leje. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes në Bllok, komandos Merviol Bilo, por edhe biznesmenit Ervin Mata, që është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe shokëve të tij. Report Tv pak ditë më parë publikoi pamjet e momentit të përplasjes me armë zjarri në Bllok./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com