Loading...

Romani “Vrasje në kryeministri”, Diana Çuli vjen me një vepër thriller

Shkrimtarja Diana Çuli këtë herë vjen ndryshe për lexuesin me romanin e saj “Vrasje në kryeministri”, i cili është një roman thriller që të mbërthen në botën e enigmave dhe mistereve.

Ky zhanër, po bëhet së fundmi mjaft i pëlqyer dhe për lexuesin shqiptarë, pasi të mban në kuriozitetin mes rreshtave për të zbuluar shkaqet dhe ngjarjet që ndodhin në situata të ndryshme.

Shkrimtarja Diana Çuli në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare dha disa risi dhe detaje ku u shpreh se, ”romani im i fundit është “Vrasje në kryeministri” dhe vjen si një roman thriller. Ky është një roman me mistere për të zgjidhur një enigmë. Libri fillon me vrasjen e një njeriu në zyrat e Kryeministrisë në Shqipëri, ku më pas ky mister dhe krim zgjerohet duke marr përmasa Ballkanike”.

“Personazhet e romanit lëvizin nëpër Ballkan nëpër qytete të ndryshme në bazë të një linje që është ndërtuar në roman. Misioni i detektives është një grua e re, e cila po përpiqet të  zbuloi se çfarë ka ndodhur në vendin e saj të punës, që nuk është një gjë e rastësishme por është diçka me përmasa më të mëdha dhe këtu fillon dhe kureshtja e lexuesit për të kuptuar se çfarë po ndodh”, – tha Çuli.

”Pra ky libër është një shëtitje në Ballkan për të zbuluar këtë mister, pra jam munduar ti mbaj pezull lexuesit siç është dhe vet libri thriller”,- përfundoi shkrimtarja Diana Çuli./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com