Ende vazhdon të mbetet mister si u arratis ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski nga Shqipëria për në Malin e Zi.
Së fundmi mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës për shtyrjen e dënimit me burg. Fotot tregojnë kalimin e ish-kryeministrit maqedonas nga Mali i Zi drejt Serbisë për te mbërritur me pas ne Hungari
Po atë ditë, ish kryeministri dyshohet se ka hyrë në Serbi përmes pikës kufitare të Dobrakovos, me një automjet në pronësi të një shtetasi hungarez.
Më 13 nëntor, Nikolla Gruevski përmes një postimi në Facebook tha se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik në Hungari. Megjithatë mediat hungareze hedhin dyshime se Nikolla Gruevski kërkoi azil politik në ambasadën e Hungarisë në Tiranë.