Loading...

U arrestua nga RENEA, kush është i shumë kërkuari i Dibrës

I kërkuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Alban Gjegji 43 vjeç do të arrestohej nga forcat RENEA në shkurt të 2018, pas një operacioni të madh.

Gjegji u kap në kullën e prindërve të tij në Mat.
Ndaj Gjegjit, gjykata kishte dhënë masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për akuzat ‘Grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale’ dhe ‘Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim’.

Por duket se qelia i ka ndenjur ngushtë Gjegjit.

Fillimisht do të ishte gjykata e Dibrës që do të vendoste që Alban Gjegji të mos rrinte në qeli, por në arrest shtëpie.

Edhe këtu, Gjegji nuk ka gjetur rehat.

Ai është arratisur para se gjykata ta dënonte me vendimin përfundimtar prej 7 vitesh burg.

Pas këtij vendimi, kur policia ka shkuar në banesën e tij për ta dërguar në qeli, nuk e ka gjetur.

Për këtë arsye, emri dhe fotoja e Alban Gjegjit është rikthyer sërish në listën e më të kërkuarve të Policisë së Dibrës.

Më poshtë keni të dhënat e Alban Gjegjit të bërë publike sot nga Policia e Shtetit, për qarkun e Dibrës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com