Loading...

THELLOHET PABARAZIA, SUPER TË PASURIT RRISIN ZOTËRIMIN E KURSIMEVE NË BANKAT SHQIPTARE

[sgmb id=”1″]

Kombinimi i rënies së vazhdueshme të normave të interesit me faktorë të jashtëm solli tkurrjen relative të depozitave me afat të klientëve nga njëra anë dhe rritjen e përqendrimit të depozitave në më pak klientë gjithashtu.

Banka e Shqipërisë analizoi së fundmi se vitin e kaluar, llogaritë e bizneseve janë rritur me ritme më të larta se llogaritë e individëve (përkatësisht 17.16% dhe 3.13%), zhvillim që ka pasur impaktet e tij në rritjen e përqendrimeve të depozituesve më të mëdhenj.

Në dhjetor 2016, dhjetë depozituesit më të mëdhenj zënë 6.16% të totalit të depozitave të sistemit bankar, kundrejt 4.8% që zinin në dhjetor 2015. E njëjta ecuri e përafërt vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj.

Për vitin 2016, 20 depozituesit e mëdhenj kishin 8.37 të depozitave në sistemin bankar, kundrejt 6.7% në 2015.

Më 2016, 50 depozituesit e mëdhenj zotëruan 11.68% të totalit të depozitave, kundrejt 10.3% në 2015 në vitin 2015.

Depozitat e klientëve mbeten burimi kryesor i financimit për sistemin bankar shqiptar, me një peshë prej 82.27% të totalit të pasivit, megjithatë ritmi i rritjes së tyre ka rezultuar negativ (-1.23%), krahasuar me një vit më parë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com