Falë punës së mirëorganizuar, ka filluar ndjekja nga ana Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike.
Policia e Vlorës dhe struktura të tjera të Policisë së Shtetit kanë goditur një grup që merrej me shit-blerje të lëndëve narkotike duke arrestuar 5 persona dhe sekuestruar rreth 50 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa “Çokollatë”.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë me anë te metodave speciale të hetimit kanë finalizuar operacionin policor antidrogë, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë 5 persona dhe konkretisht:
– Sokol Bushi, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
– Arben Metaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.
– Martin Bushi, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
– Edi Tafa, 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
– Renaldo Gecaj, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.
Operacioni policor antidrogë, fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ku nga hetimet e kryera, shtetasit Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin atë me ndihmën e një automjeti tip “Kamionçinë” drejt Tiranës.
Falë punës së mirëorganizuar, ka filluar ndjekja nga ana Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike.
Në kuadër të veprimeve proçeduriale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– rreth 50 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Çokollatë” (hashish), dhe Cannabis Sativa.
– 1 automjet frigoriferik tip “Renault”
– 1 autoveturë tip “Peugeot 407”
– 7 aparatë celularë.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.