Loading...

Salvini firmos urdhrin/ Dëbohet nga Italia shqiptari, dyshime të forta se kishte lidhje me…

Zv.kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka firmosur dekretin e dëbimit tënjë shqiptari nga Kosova i konsideruar si person i rrezikshëm për sigurinë e vendit e i lidhur me ambientet ekstremiste eslamike.

Bëhet fjalë për një emigrant shqiptar nga Kosova, 23 vjeç, i cili është dëbuar nga territori italian për motive sigurie.

Më vitin 2015, 23- vjeçari shqiptar ishte dëbuar nga Italia po për motive sigurie e për aktivitet propagandistik në internet në favor të shtetit islamik në nxitje të xhihadit.

Shërbimet e inteligjencës italiane kishin vërtetuar dhe lidhjet e tij virtuale me elementë të grupeve terroriste në Siri.

Me gjithë urdhërin e dëbimit për të paktën 10 vite, 23 vjeçari kosovar kishte hyrë në territorin italian më 2 nëntor të 2018.

Ai u identifikua në qytetin e Milanos e u vu në pranga për shkelje të urdhërit të dëbimit.
Ai u riatdhesua në Kosovë. Prej 2015 ka shkuar në 349 numri i personave të dëbuar nga Italia e 112 prej tyre janë dëbuar përgjatë vitit 2018.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com