[sgmb id=”1″]
Ish-deputeti i PD-së, Eduard Selami ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD-së. Ka qenë vetë Selami që përmes një statusi në “Twitter” ka njoftuar shpalljen e kandidaturës.
“Demokrate te nderuar, me ndjenje pergjegjesie dhe synim per t’i rikthyer se bashku PD, lavdine e merituar, shpall kandidaturen per Kryetar!”, shkruan ai.
Selami është një ndër kritikët e kryetarit të PD-së Basha. Ai nuk u përfshi në listat e PD-së.