Ka përfunduar pas hekurave mjeku i njohur popullor, i vetë auajtur Burdushi.
Policia e Prizrenit ka arrestuar Hysri Peqanin, mjekun popullor të njohur me emrin Burdushi. Lajmin për arrestimin e Burdushit e ka konfirmuar prokurori i rastit Petrit Kryeziu.
Sipas tij Peçani është i dyshuar për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim. “Gjatë bastisjes janë gjetur armë dhe municion dhe po ashtu janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme”, tha Kryeziu për KosovaPress.
Peqani me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ditë më parë Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për veprën penale mashtrim.
Sipas Prokurorisë ai kishte marr nga një person 2 mijë euro për shërimin nga depresioni. Burdushi në një emision televiziv në T7 ka thënë se ka materiale të cilat po të publikoheshin do të ndodhte “tërmet”.
Mjeku popullor, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas bastisjes që ka kryer Policia në shtëpinë e tij sot gjatë ditës.
Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.
Se në shtëpinë e Burdushit është kryer bastisje e ka konfirmuar për media edhe prokurori Petrit Kryeziu. Ai tha se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje.
“Na jemi këtu sapo kemi fillu bastisjen”, tha Kryeziu.
Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.
Burdushi të mërkurën ka qenë i ftuar në emisionin Frontal, ku ka folur rreth rastit për të cilin po akuzohet. Ai ka thënë se ka material që nëse publikohet “bëhet tërmet”.