Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në relievet malore në lindje të vendit si dhe zonën e jugut ndërsa në pjesën tjetër mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në zonën e jugut do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët lokalisht në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi 2-22 m/sek. Erë me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare dhe në pjesën veriore të vendit. Valëzimi në det parashikohet i forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1.8-2.7 metra.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C |
Shkodër | 1/12 diell pak re |
Kukës | -2/7 re |
Lezhë | 0/13 diell pak re |
Dibër | -2/5 re |
Durrës | 4/16 diell pak re |
Tiranë | 2/16 diell pak re |
Elbasan | -0/13 diell re |
Berat | -0/11 re shi |
Vlorë | 4/13 re shi |
Korcë | -3/5 re shi |
Gjirokastër | -3/9 re shi |
Sarandë | 3/11 re shi |