Ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski rezulton të jetë larguar nga Maqedonia përmes Shqipërisë.
Burime të policisë shqiptare kanë pohuar se ai është larguar nga territori shqiptar, të dielën në mbrëmje, më 11 Nëntor, përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, duke kaluar kështu në Mal të Zi.
Të njejtat burime bëjnë të ditur se ai ka udhëtuar me një automjet të ambasadës hungareze në Tiranë, brenda së cilës përveç shoferit ka qenë dhe një punonjës i ambasadës, i pajisur me pasaportë diplomatike, të cilët janë rikthyer në Shqipëri brenda më pak së një ore.
Policia shqiptare po kryen verifikime dhe për të zbuluar se kur dhe nga cila pikë e kufirit, ish kryeministri maqedonas ka hyrë në Shqipëri.
Autoritetet maqedonase lëshuan fletë-arrestin për të më 12 Nëntor pasi ai nuk u paraqit vullnetarisht për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për shkak të një vepre penale. /VOA