Loading...

“Forca e ligjit në territor” prangos 5 vetë (video)

Pesë persona janë prangosur në qarkun e Lezhës në kuadër të punës së policisë “forca e ligjit në territor” për kapjen e personave të kërkuar, atyre me rrezikshmëri dhe për armëmbajtje pa leje.

Kështu, u arrestua dy persona të cilët u kapën me drogë dhe armë.
Në pranga u vu Arjan Lleshaj 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit “Blow Mini” dhe një sasi e vogël kanabisi. Gjithashtu u arrestuar Florenc Sefgjini 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet një dorezë hekuri pa leje.

Ndërkohë, u arrestuan edhe 3 persona të tjerë që kanë qenë të shpallur në kërkim.

U ndalua Fatmir Çupi 32 vjeç pasi Gjykata e Apelit ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale ” Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimes” dhe ” Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit” . Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas.

Po kështu u ndalua Arben Turku 41 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar për veprën penale ” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe Besnik Selmani 52 vjeç, pasi ka masë sigurie arrest me burg në mungesë për kultivim të bimëve narkotike.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com