Loading...

Policia e Shtetit publikon 16 personat me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Fierit

Policia e Shtetit publikoi sot skedat e 16 personave në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier.

Sipas Policisë së Shtetit bëhet fjalë për persona të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg.

Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin.

“Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, është mesazhi i Policisë së Shtetit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com