Dashi
Në pjesën më të madhe të ditës do jeni të irrituar sot dhe mund të bëni gabime. Vetëm mbrëmja mund të sjellë përmirësime. Nëse jeni në një lidhje tensioni do jetë mbizotërues dhe do ju bëjë të ndiheni keq. Nuk do përjetoni aspak kënaqësitë që keni dëshiruar. Për shumë gjëra do keni mendime diametralisht të kundërta. Ju beqarët do merrni refuzime dhe kjo gjë do ju mërzite. Gjithsesi ato nuk kanë të bëjnë aspak me pamjen tuaj. në punë asgjë nuk ka për të qenë e lehtë dhe me disa kolegë do keni debate të ashpra. Mos i dëgjoni, por mundohuni të realizoni objektivat. Financat për fat të mirë do jenë të kënaqshme.
Demi
Komunikimi do jetë më i lehtë për t’u arritur sot dhe kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni edhe mosmarrëveshjet. Ata që keni pranë do ju mbështesin kudo. Fale ndikimit të yjeve ju që keni një lidhje do kaloni një ditë të lehtë. Nëse jeni të matur dhe keni probleme financiare mundohuni të organizoheni më mirë. Takimet që do realizoni ju beqarët nuk do iu bindin shumë. Po sikur të ruanit të paktën miqësinë me të? Sipas Dritare.net, në punë do jetë dita ideale për të filluar një projekt të ri të menduar prej kohësh. Kujdes me financat. Do filloni kot së koti aventura ambicioze, por me shumë rrezik. Merrni mendimin e specialistëve sa më parë.
Binjakët
Kundërshtimet nuk do mungojë aspak gjatë kësaj dite. Humori juaj do ndryshojë shpesh dhe do keni si momente pozitive ashtu edhe negative. Ju që jeni në një lidhje duhet të bëni çmos që të ndryshoni rutinën e përditshme dhe të shtoni imagjinatën. Kjo recetë do japë frytet e veta. Ju beqarët do njihni dashurinë e rafinuar. Ai që do takoni do jetë inteligjent dhe me personalitet. Do keni të përbashkëta në mendime, politikë, fe apo edhe aspirata. Në punë nuk do i lini asgjë rastësisë, megjithatë mund ta kaloni edhe momente kur nuk do jeni shumë të sigurt për hapat që duhet të hidhni. Financat duhet t’i menaxhoni me më shumë maturi dhe të jeni sa më të kthjellët kur të shpenzoni.
Gaforrja
Durimi juaj do vihet në provë gjatë kësaj dite. Pavarësisht vullnetit që do keni vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme. Nëse keni një lidhje jepini fund rivalitetit me partnerin tuaj sepse nëse vazhdoni kështu jeta juaj do te kthehet në ring boksi. Gjeni me çdo kusht mënyrat për të filluar bashkëpunimin. Ju beqarët nuk do vuani nga vetmia sepse mundësitë për aventura do jenë të shumta. Mund të gjeni sot edhe gurin e çmuar. Në punë do jeni edhe më të përgjegjshëm dhe rrallë herë do ju mungojë diplomacia. Do bëni tolerime dhe kolegët do ju afrohen më shumë. Klima në sektorin financiar do jetë e mirë, por gjithsesi mbrohuni. Mos bëni çmenduri me shpenzimet sepse do pendoheni.
Luani
Herë pas here do jeni të stresuar gjatë kësaj dite dhe sektori profesional do jetë ai që do ju krijojë momente të pakëndshme. Për fat të mirë miqtë do ju gjenden pranë kurdoherë. Nëse keni një lidhje duhet të tregoni shumë maturi në marrëdhënien me partnerin sepse edhe një gjë shumë e vogël mund t’i “vërë zjarrin” gjithckaje. Mos debatoni për politikën apo fenë. Të paktën ju beqarët do kaloni një ditë më të mirë. Mundohuni të përfitoni nga fati që do iu jepet. Në punë do gjendeni në situata të vështira dhe shefat do ju kërkojnë gjithnjë e më shumë. Qëndroni me këmbë në tokë dhe mos këmbëngulni për gjëra që nuk jeni të sigurt. Në planin financiar do merrni vendimet e duhura dhe planetët do iu mbrojnë në çdo moment.
Virgjëresha
Do jeni shumë të këndshëm, ndihmues dhe mbështetës gjatë kësaj dite. Do doni dhe do ju duan të gjithë. Jupiteri do jetë planeti që do ndikojë më tepër në jetën tuaj në çift. Duke bashkëpunuar edhe me Venusin dhe Jupiterin jeta juaj do jetë edhe më e mirë. Për ju beqarët do jetë një nga ditët më të mira të vitit. Do keni fat dhe një takim mjaft të rëndësishëm. Në punë do e përforconi pozicionin tuaj prej lideri dhe do ndiheni shumë më të fortë. Takti dhe diplomacia do ju bëjnë të vlerësoheni edhe më shumë. Sektori i financave do influencohet negativisht nga yjet. Tregohuni shumë të kujdesshëm se mund të keni surpriza atëherë kur nuk e prisni.
Peshorja
Nëse ju ka ardhur në majë të hundës rutina bëni çfarë të keni në dorë sot për të ndryshuar njëherë e mirë, por mos dramatizoni asgjë. Falë Venusit, sharmi dhe shpirti i tolerancës do të mbizotërojë tek ju çiftet. Gjatë kësaj dite ju do e dashuroni edhe njëherë po aq shumë atë që keni në krah. Dashuria do pushtoje edhe mendjet e beqarëve. Do e merrni fatin tuaj në dorë, por duhet të shmangni aventurat e rastësishme. Sipas Dritare.net, në punë do jeni sipërfaqësorë dhe nuk do arrini t’i realizoni si duhet detyrat që do iu jepen. Sot është momenti i duhur edhe për t’u marre pak me financat. Nëse doni të blini diçka bëni më p[arë llogaritë.
Akrepi
Venusi do ju nxitë t’i përkushtoheni më shumë jetës sentimentale sot duke kenë disi gjërat pas dore në fushat e tjera. Nëse keni një lidhje do iu pëlqejnë ndryshimet e të rejat dhe do doni ta largoni rutinën në dashuri. Flisni me partnerin që edhe ai ta kuptojë këtë. Ju beqarët do i merrni gjërat më seriozisht dhe nuk do doni aventura pa të ardhme. Mundet t’iu plotësohet edhe dëshira për të pasur dashuri me shikim të parë. Në punë përgatituni për detyra të reja. Me pak vullnet dhe largpamësi keni për ta parë se gjithçka do ju realizohet në perfeksion. Në planin financiar mos i lini gjërat pas dore sepse mund të keni probleme.
Shigjetari
Sido që t’iu vijnë gjërat sot, optimizmi do ju shoqërojë gjithë kohës dhe do ju ndihmojë të arrini atje ku doni. Bëni vetëm kujdes t’i mbani larg ata që nuk ju duan. Nëse keni një lidhje ndjenjat në çift do jenë më të thella dhe më të sinqerta. Edhe pse zakonisht nuk shpreheni shumë sot do e bëni. Nga ana tjetër do veproni me delikatesë dhe do e bindni atë që keni në krah. Lidhjet që mund të krijoni ju beqaret do jenë të vështira për t’u shkëputur. Mos bëni premtime që tani. Në punë, përparimi juaj do vlerësohet nga disa, por mund të nxisë edhe xhelozinë herë pas here. Sot do bëni gjithcka që keni në dorë që financat të ruajnë ekuilibrin, madje do ulni shumë edhe shpenzimet.
Bricjapi
Plutoni do ju bëjë shpesh me ankth gjatë kësaj dite. Mund të kaloni goxha vështirësi, por familjarët nuk do ju lënë në baltë. Nëse keni një lidhje duhet të prisni shumë gjatë kësaj dite. Gjithçka do marrë një pamje tjetër, më të këndshme dhe do jetë në favorin tuaj. Ajo që dukej e pamundur, do duket edhe më e lehtë sot. Ju beqarët, falë kombinimit yjor të dominuar nga Venusi do jeni të favorizuar dhe mund të takoni personin e duhur. Në punë do jeni të detyruar të rishikoni ato që keni bërë dhe të bëni disa ndryshime të vogla në planet e programuara. Në përgjithësi situata financiare do jetë e qëndrueshme. Gjithsesi mos merrni vendime të rëndësishme.
Ujori
Mos kërkoni që çdo gjë të bëhet ashtu si doni ju sot, por dëgjoni, merrni mendime e më pas vendosni. Jeta juaj në çift do jetë e qetë dhe e kënaqshme. Nëse keni pasur vështirësi do keni mundësi të pajtoheni dhe do i rregulloni problemet. Ju beqarët, falë Venusit do shkëlqeni dhe vështirë se do kaloni diku pa tërhequr vëmendjen. Shumë gjëra do ndryshojnë për ju. Në punë asgjë nuk do ju trembë sot. Do jeni të përqendruar dhe nuk do i lini asgjë rastësisë. Mos e lini veten të rrezoheni nga një problem financiar që mund t’iu dale para. Luftoni fort dhe ulni sa më shumë shpenzimet.
Peshqit
Gjatë kësaj dite Jupiteri do ju bëjë shumë ambiciozë dhe do mund të realizoni çdo gjë më së miri. Arsyetimi nuk do mungojë asnjë çast. Ju që jeni në një lidhje do kujdeseni më tepër për atë që keni në krah dhe do qëndroni më pranë njëri-tjetrit. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni nga rasti që do iu jepet për të pasur një takim interesant. Personi do jetë sa serioz po aq edhe brilant. Në punë do bëni gjithçka që gjërat të realizohen sa më mirë. Pozicioni që keni pasur dikur do iu ndihmojë mjaft gjatë kësaj dite. Shmangni çdo shpenzim apo transaksion financiar sepse gjendja e buxhetit do jetë e dobët. Tregohuni sa më të kujdesshëm. /dritare.net