[sgmb id=”1″]
Kjo fushatë do mbahet mend ndër të tjera edhe për faktin se kreu i qeverisë Edi Rama u kërkoi një mandat të dytë shqiptarëve duke përdorur shenjën e dy gishtave, prej njëzeteshtatë vitesh simbol i PD-së.
Ndërsa kundërshtari tij Lulzim Basha qe i zënë me themelimin e “Republikës së Re” dhe ndoshta për këtë hoqi dorë nga simbolet e vjetra, Kryeministri aktual ia doli të marrë një shumicë parlamentare, duke rrudhur numrat e Partisë Demokratike si kurrë më parë.
Ndoshta meritë dhe e dy gishtave lart kjo, ndaj dhe në koncertin e fitores, veç disa artistëve të tjerë, Partia Socialiste ia ka dalë mbanë të sjellë në skenën e madhe të sheshit Skënderbej, edhe një tjetër simbol të mitingjeve të Partisë Demokratike, Çiljeta Xhilagën.
Çiljeta ka performuar edhe një natë më pare, në një koncert të jashtëzakonshëm me Noizy-n dhe bandën e tij OTR, por sot do kthehet prapë, në koncertin e madh ku njerëzit janë ftuar në shesh nga Bashkia e Tiranës. Do kenë të dy (Rama-Çiljeta) një foto me dy gishta? Mbetet të presim.