Loading...

Vlorë – “Takohemi për një libër” mbledh nxënësit e shkollës “Halim Xhelo”

Në bashkëpunim me bibliotekën “Sh. Musarai” dhe Klubin Letrar “P. Marko”, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, organizoi në shkollën e mesme “Halim Xhelo” një takim me moton “Takohemi për një libër”, nismë e Ministrisë së Kulturës.

Në takimin e zhvilluar në mjediset e reja të bibliotekës së shkollës morën pjesë nxënës të vitit të parë dhe të tretë, si dhe poetë e shkrimtarë të qytetit.

Në takimin ku morën fjalën Çlirim Hoxha, Myrteza Mara, Eqerem Canaj, Ruzhdi Begaj, drejtoresha e shkollës Adelina Ibrahimi iu foli nxënësve për mesazhin, që përcjell nisma e Ministrisë së Kulturës në drejtim të dashurisë dhe kujdesit ndaj librit.

Në takim u diskutua edhe rreth krijimtarisë së poetit dhe shkrimtarit Myrteza Mara.

Sejmen Gjokoli, në emër të DRKK Vlorë, përcolli mesazhet e bashkëpunimit ndër institucional në interes të zhvillimit të kulturës dhe traditave tona në dobi të dijes dhe edukimit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com