Pas protestës së mëngjesit përpara Bashkisë, banorët e Astirit janë ngritur sërish mbëmjen e sotme, pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili i ka quajtuar ata shpellarë.
Pasi dogjën koshat e plehrave si përgjigje ndaj Veliajt, ata i kanë vënë flakën edhe flamurit të Rilindjes.
Prej 11 ditësh banorët e zonës së “Astirit” protestojnë kundër urdhërit të shembjes së banesave të tyre, në kuandër të projektit “Unaza e Madhe”. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët opozitarë Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri