Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë një person për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Arrestohet shtetasi:
Aleksander Muka, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin Xh.O., 54 vjeç, banues në Vlorë, ku për pasojë ky i fundit është rrëzuar në trotuar dhe ka marrë goditje të rëndë në kokë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.