Loading...

“Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe…”

Leksionet e para të jetës së Sokratit lidhen me durimin dhe aftësinë e tij për të mbajtur peshën e gjendjes së tij.

Ky filozof i madh në fillim jetoi si çdo athinas tjetër. Ai e ndoqi punën e babait të tij për një kohë dhe pastaj iu desh të regjistrohej si ushtar për grekët. Ai ishte një njeri i respektuar, si punëtor i madh.

Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.
Kur filloi të fitonte famë si mendimtar dhe natyralist, numri i armiqve të tij gjithashtu u rrit. Kjo ndodhi për shkak se promovonte një etikë të papërkulur, e cila nuk pranonte mungesën e ndershmërisë, çnderimin ose moralin e dyfishtë.

Kjo është arsyeja pse ai u persekutua dhe u tall. Ai u dënua gjithashtu me vdekje / vetëvrasje. Ky episod i fundit, me kalimin e kohës, u bë një nga mësimet e mëdha të jetës së Sokratit.

5 MESIME PER JETEN NGA SOKRATI
Përunjësia

Sokrati nuk ishte aspak i pashëm nga pikëpamja fizike. Ai ishte shumë i shkurtër dhe kishte një bark të madh. Ai kishte tipare të forta, sidomos sy të mëdhenj dhe hundë të shtypur. Pamja e tij fizike ishte një arsye për tallje nga filozofë të tjerë.

Sidoqoftë, asnjë nga këto nuk e sprapste babanë e filozofisë. Përkundrazi, ai i kushtoi pak ose aspak vëmendje këtyre komenteve. Për më tepër, ai gjithmonë mbante të njëjtën kapelë dhe bënte një jetë të rreptë.

Ai hante dhe pinte vetëm gjërat e domosdoshme.
Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis.

Antifonti thoshte se asnjë skllav nuk do të donte të trajtohej ashtu sikurse Sokrati trajtonte veten. Platoni, nga ana e tij, i lante këmbët dhe i vishte sandale.

Respekti për individualitetin e të tjerëve
Një nga aspektet më interesante të jetës së këtij filozofi është se kurrë nuk ka shkruar asnjë nga mendimet e veta. Edhe pse të gjithë e konsideronin një mendje superiore dhe plot urtësi, të gjitha mësimet e tij u përcollën gojarisht. Arsyeja pse ai adoptoi këtë sjellje, është një tjetër nga mësimet e mëdha të Sokratit.

Ai gjithmonë thoshte se secili prej nesh duhet të zhvillojë idetë tona. Nëse ai do të kishte shkruar të vetat, do të kishte kushtëzuar konstruktet intelektuale të të tjerëve.

Mënyra e tij e veprimit ishte jashtëzakonisht e drejtpërdrejtë: bisedonte deri sa lodhej lodhej me njerëzit, duke përdorur ironi dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të parë gjërat nga një këndvështrim tjetër.

Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.

Të dish të dëgjosh

Mënyra me anë të së cilës Sokrati jepte mësimet e veta kishte një finesë dhe inteligjencë të tillë, që zbatohet edhe sot e kësaj dite. Pedagogë të mëdhenj, si Jean Piaget janë frymëzuar prej metodës sokratiane, e njohur si Maieutika.

Filozofi grek e niste një bisedë duke pyetur personin përballë. I bënte pyetje që synonin të zbulonte nëse fjalët e tij kishin vlefshmëri, apo në të kundërt, kishin pak themel. Në këtë mënyrë secili individ mbërrinte vetë tek e vërteta. Sokrati dëgjonte dhe kufizohej vetëm të bënte pyetje.

Hapje e plotë ndaj të vërtetave
Sokrati është autori i frazës së famshme “Unë di që nuk di”. Nuk ishte një slogan apo një mënyrë për të promovuar veten.

Ai me të vërtetë kishte një hapje të veçantë të mendjes. Prandaj ai besonte se burimi kryesor për të arritur në të vërtetën ishte të pranonte se nuk e dinte se çfarë ishte e vërtetë; bëni pyetje para se të përpiqeni të gjeni përgjigjet; zgjeroje vizionin e botës para se ta kufizosh atë.

I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.

Sokrati ishte edhe autori i deklaratës së famshme “Njih veten”, e shkruar në tempullin e Apollonit në Delfi. Ai nuk përpiqet të përshkruajë qeniet njerëzore, por i fton të gjithë të eksplorojnë brenda vetes. Një udhëtim padyshim emocionues.

Sensi i humorit

Më i famshmi i filozofëve të Athinës kishte edhe një sens të madh humori, që shihet i pasqyruar në anektodat e tij mbi Santipen, të shoqen. Ishte 30 vjet më e re, dhe ishte e famshme për karakterin tejet gjaknxehtë.

Për këtë arsye, një herë e pyetën Sokratin përse rrinte me të, dhe ai u përgjigj: “Më pëlqen të mësoj përditë nga një njeri me karakter kaq i keq (shumë i fortë dhe pak i duruar). Nuk ka shkollë më të mirë se sa marrëdhënia me të tjerët”.

Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton.

Kur e dënuan me vdekje, e shoqja shkoi ta takojë dhe shpërtheu në lot. Sokrati i tha: “Mos qaj, jemi të gjithë të dënuar me vdekje nga natyra”. Gruaja u përgjigj: “Por ti je dënuar padrejtësisht”.

Këtij pohimi, Sokrati iu përgjigj: “Do të kish qenë më mirë, nëse do të më kishin dënuar me të drejtë?”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com