[sgmb id=”1″]
Teksa kanë mbetur dhe më pak se 500 kuti nga fundi i numërimit, liderët e dy partive më të mëdha në vend, Edi Rama i PS dhe Lulzim Basha i PD nuk kanë reaguar ende. I vetmi reagim, ka ardhura nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, që gjithashtu nuk dha një nuk ka pranuar të japë asnjë koment në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve.
Duke dalë nga selia e PD, Basha tha para gazetarëve se pas përfundimit të numërimit do të japë opinionin e tij.
“Pas përfundimit të numërimit do të jap komentet e mia”, ka thënë Basha.
Partia Socialiste kryeson me mbi 665 mijë vota, ndërkohë që PD ka 396 mijë vota. Deri më tani janë mbaruar së numëruarit kutitë në qarkun e Dibrës, Vlorës dhe Korçës, shkruan BW