[sgmb id=”1″]
Në rang vendi janë numëruar deri më tani 5117 kuti votimi nga 5362 gjithsej. Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh, por ka rëne ne 73 mandate, nga 74 deputetë që kishte “siguruar” me pare.
Në vendin e dytë renditet PD me 43 mandate në rang kombëtar.
Ndërkohë LSI vijon të renditet forcë e tretë me 19 mandate deputetësh dhe PDIU me 4 mandate pasi kreu i saj, Shpetim Idrizi e siguron mandatin ne Tirane, sipas kalkulimit me shifrat e KQZ, sipas formules se llogaritjes.
Ndërsa i vetmi kandidat nga partitë e vogla që momentalisht e ka siguruar hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër.