Loading...

Marin Mema: Të shpallen “Non grata” ek*tremistët grekë, Dule të marrë damkën e tradhëtisë

Gazetari Marin Mema ka reaguar ashpër për thirrjet raciste gjatë varrimit të minoritarit grek Kontandinos Kacifa, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA.

Mema kërkoi reagimin e shtetit shqiptar për të shpallur “Non Grata” të gjithë ata që sot shkelën ligjet e këtij vendi, duke kërkuar të gjykohet Vangjel Dule dhe të marrë damkën e tradhëtisë.

Reagimi i plotë i Marin Memës:

Koret rraciste , thirrjet antikombëtare, klithjet për dhunë e vrasje të shqiptarëve duhet të dënohen nga të gjitha Organizatat Ndërkombëtare e përfaqësuesit e tyre në Tiranë… Nga krahu tjeter duhet të shkundin shtetit shqiptar për ta shpallur “Non Grata” të gjithë ata që sot shkelën ligjet e këtij vendi duke cënuar haptazi kushtetutën !! Deri në këtë moment më shumë kanë bërë 14 deputetë greke me padinë e tyre ndaj tv ‘Star” dhe manipulimit që kjo media i bëri ngjarjes sesa vetë Tirana zyrtare.

Sot u lejuan të kalojnë në kufi njerëz të ”Agimit të Artë” kur ndalimi i tyre do të ishte një akt mëse normal në çdo vend europian e të civilizuar. Kjo do të shmangte që në nisje skenat e sotme që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me një marrdhënie normale mes fqinjësh, që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me Bashkimin Europian .

Karathano është ndaluar, por kështu duhet të ndodhte edhe me ”Karathanot” e tjerë që në mëngjes duke mos u dhënë asnjë mundësi për ato skena të turpshme . Ekstremisti Karathano duhet te gjykohet, e të vuajë në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar!! Të shkojë aty ku i takon e ku do ti takonte ne secilin vend të botës demokratike. E po kështu të gjykohet ekstremizmi i Vangjel Dules, e kushdo që pranon një koalicion të ri me të duhet të marrë damkën e tradhëtisë!

Rrepresioni, dhuna, ekstremizmi, hedhja e zjarrit në marrdhëniet mes dy vendeve duhet të marrë përgjigjen e merituar ! Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri, kështu ka qenë që në krye të herës, e kështu do të vazhdojë të jetë derisa toka të egzistojë !!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com