Loading...

Garë e fortë në Shkodër, PS-PD diskutojnë mandatin e pestë.

[sgmb id=”1″]

Qarku i Shkodrës është duke dhuruar një garë shumë interesante, për të përcaktuar fituesin e mandatit të 11, i cili herë shkon në favor të PS dhe herë në favor të PD.

Aktualisht, kur janë numëruar 334 kuti votimi nga 421 në total, PD merr pesë mandate, katër shkojnë për PS-në dhe nga një për LSI-në dhe PSD-në, nën siglën e së cilës kandidon Tom Doshi.

Me këtë ndryshim, Partia Demokratike udhëheq në dy qarqe ndaj Partisë Socialiste, atë të Shkodrës dhe Kukësit. Por ajo çka e bën interesante garën në këtë qark, është diferenca e votave midis PD dhe PS, që përcakton fituesin e mandatit të pestë.

PD ka rreth 131 vota më shumë se PS, avantazh i cili është përmbysur dhe ripërmbysur disa herë gjatë orëve të fundit dhe premton sërish ndryshime deri në përfundim të procesit.

Garë e fortë po zhvillohet edhe mes LSI dhe Tom Doshit, i cili kandidon nën siglën e PSD, për të përcaktuar partinë e tretë në këtë qark. Gjithsesi, të dy këto subjekte kanë arritur të sigurojnë nga një mandat në Shkodër

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com