Loading...

I gjeti bashkë në shtrat, burri i merr jetën vëllait dhe bashkëshortes

Oleg Kiryunov me siguri nuk e priste që një ngjarje e tillë të ndodhte në shtëpi kur mirëpriti vëllanë e tij, Eugene, për darkë. Bashkë me bashkëshorten e tij dhe vëllanë  hëngrën dhe pinë, dhe për shkak se kishte shkuar vonë, ata e ftuan Eugene-n të qëndronte në shtëpi. Pas disa orësh Oleg u zgjua pasi dëgjoi zhurmë nga dhoma e vëllait. Në të njëjtën kohë, ai vuri re se gruaja e tij, Olga 44-vjeçare, nuk ishte në shtrat.

Oleg  shkoi në dhomën e vëllait të tij dhe e gjeti atë duke kryer marrëdhënie seksuale me të shoqen.  Ai menjëherë shkoi dhe mori pistoletën e tij dhe e qëlloi gruan në kokë dhe pastaj vëllain e tij, i cili kishte dalë nga shtrati dhe ishte gati për t’u veshur për t’u larguar!

Pas vrasjes së dyfishtë, vrasësi 54-vjeçar shkoi në heshtje tek autoritetet rrëfeu kishte vrarë vëllain dhe gruan pasi I kishte gjetur bashkë në shtrat, duke u treguar atyre saktësisht se çfarë kishte ndodhur. Policia mbërriti menjëherë në shtëpi, por dy viktimat ishin tashmë të vdekur. Ndërkohë pasi kjo histori doli në rrjet shumica e komenteve ishin pro vrasësit duke u shprehur se vëllai dhe e shoqa I kishin shkatërruar jetën dhe kjo gjë bëri që ai të kalonte në çmenduri të tillë dhe të kryente krimin makabër./Blitz .al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com