[sgmb id=”1″]
Nga rezultati i deritanishëm i votimeve, Halim Kosova do të hyjë si deputet i PD-së në Parlamentin e ardhshëm pasi është i teti në listën e kandidatëve demokratë të Qarkut të Tiranës.
I pyetur për parregullsitë që ka pasur gjatë procesit dhe veçanërisht në KZAZ e Tiranës nga ku po ndjek procesin, kandidati demokrat tha sinjalin e parë se opozita ka për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, të dhënat paraprake të të cilit flasin për humbjen e Partisë Demokratike.
“Ka pasur dy apo tre parregullsi por nuk e cenojnë procesin. Nuk i heq asnjë prejse deklaratës së bërë nga Ambasada e SHBA”,- tha Halim Kosova.
I pyetur nga gazetarja e News 24, për zërat e PD-së që kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës, Kosova u shpreh se nuk është momenti për shkarkime, por për të numëruar çdo votë deri në fund.
“Unë fillimisht nuk e kuptova pse u ndërpre, por pas disa minutash, bisedova me të gjitha palët, të gjithë këtë procedurë të gjatë nuk e cënojnë procesin, jemi këtu për të numëruar deri në votën e fundit që qytetarët kanë dhënë.
Unë preferoj të numërohen edhe kutitë, dhe konkluzionet do nxirren. Unë e kuptoj situatën, megjithatë unë preferoj që komentet e mia nëse do të më jepet rasti do t’i jap në fund të kësaj fushate, në dukje të qetë por që ‘ska qenë dhe aq shumë e qetë.
Tani unë jam përqëndruar që ky numërim të jetë sa më normal. Dhe gjithcka të mbaroj siç duket.
Paradite kam deklaruar se nuk është momenti as për dorëheqje dhe asgjë. Duhet të mbarojmë njëherë këtë proces. Për momentin jemi të përqëndruar në numërim. Asnjë numërues I PD në çdo kënd të Shqipërisë nuk duhet të demoralizohet. Dhe të mbarojmë procesin dhe këtu do të jemi të gjithë”, u shpreh Halim Kosova.