Një sasi rekord heroine është sekuestruar në Itali, e cila dyshohet se vinte nga Irani.
Sasia e herioinës së kapur shkon në shifrat e 2170 kilogramëve dhe sipas mediave italiane është nga më të mëdhajat e 20 viteve të fundit është sekuestruar në Portin e Xhenovas në Itali. Droga ka qenë e fshehur në konteinerat që udhëtonin nga Irani drejt Italisë.
Falë bashkëpunimit me shërbimin ndërkombëtar policor, policia italiane ka organizuar e kontrolluar çdo lëvizje të drogës deri në dorëzimin e parë të heroinës bërë jashtë territorit italian.
Në këtë operacion antidrogë u përfshinë 5 shtete.Koordimimi i punës mes autoritetet gjyqësore të Italisë, Belgjikës, Hollandës, Zvicërs, çoi në arrestimin e 2 personave në Hollandë.
Ndërkohë që gjatë ditës pritet të zbardhen më shumë detaje mbi këtë sekuestrim rekord heroine.