Edhe pse ndodhemi në hyrje të stinës së dimrit termometri dhe në ditët në vijim do te tregojë temperatura të larta, për të cilën meteorologët e parashikojnë deri në fund të muajit nëntor.
“Deri më tani nëntori ka shënuar vlera shumë të larta, disa ditë ka shënuar edhe 28-29 gradë. Pritet që edhe pjesa tjetër e nëntorit të shënojë vlera 25- 26 gradë maksimalja në rang territori, që në fakt është 2-3 gradë mbi normalen”, shprehet Lajda Porja, sinoptikane.
Deri në datën 20 nëntor moti do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, por më pas pritet të ketë një episode vranësirash dhe shirash, por jo në sasi të konsiderueshme. Kryesisht kjo do të ndodh në zonat jugore, dhe pjesërisht në zonat qendrore, tregojnë meteorologët.
“Mund të them që edhe pse do të kemi shira, do të jenë shumë të pakta dhe kryesisht shira të izoluar. Mbetemi në situatën e motit të vranët edhe gjatë ditës së enjte, ku shirat do të jenë kryesisht në zonat malore, kurse dita e premte dhe fundjava do të sjellë sërish kthime në territor”, shton Lajda Porja, sinoptikane.
Pra ky muaj i fundit vjeshte do të jetë përgjithësisht me mot të kthjellët, si dhe metereologët shprehen se edhe dhjetori pritet të jetë i tillë, ndaj nuk është ende momenti i duhur për të nxjerrë rrobat e dimrit nga garderob