[sgmb id=”1″]
Partia Socialiste ka fituar me rezultat të thellë në qytetin e Vlorës ku deri më tani ka arritur të sigurojë deri tek kandidati i nëntë në listë, Fatmir Velaj. Kujtojmë se në këtë qark kandidon i gjashti në listë kryeministri Edi Rama.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka arritur të fitojë vetëm dy mandate, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj, duke lënë kështu jashtë listës kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili kandidon i treti në këtë qytet.
Lëvizja Socaislite për Integrim ka arritur të grumbullojë vota vetëm për një mandat, pra ka siguruar pozicionin e Shezai Rrokaj e ka lënë pas në listë emra mjaft të njohur të qytetit, të cilët nuk kanë arritur të grumbullojnë mjaftueshëm vota për sigurimin e mandatit.