Loading...

Debat mes burrit dhe gruas, kapet grupi i kokainës (emrat)

Një sherr me burrit dhe gruas ka zbuluar para policisë grupin kriminal. Bëhet fjalë për një grup shqiptarësh që merrej me shpërndarje droge në Empoli, është goditur nga autoritet ligjzbatuese italiane, raportuan këtë të hënë mediat lokale. Nisja e hetimeve që çoi në finalizimin e aksionit të koduar “Pane e farina” (Bukë dhe miell), erdhi pas një zënke në çift. Lart nga e majta Liman Dana, Arjan Dana, Fabjan Ismaili, Alfonso Di Villanova Baldetti e Maria Esposito. Të dyshuarit (të gjithë me precedentë të mëparshëm në shtetin italian) ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurimit personal arrest me burg, janë shqiptarët, Liman Dana, 54 vjeç, i biri Arjan 29 vjeç, dhe nipi Fabian Ismaili, 23 vjeç, si dhe italiani Alfonso Di Villanova Baldetti, 44 vjeç.

Ndërsa, ndaj të dashurës së këtij të fundit, Maria Esposito, 41 vjeçe, gjykata ka vendosur masën e detyrim paraqitjes. Nën hetim në gjendje të lirë është edhe një 44-vjeçar italian. Tre shqiptarët akuzohen për krijimin e një grupi të dedikuar në shpërndarjen e drogës. Sipas hetimeve, ata furnizonin me drogë Baldetti-n, si dhe angazhoheshin në shpërndarjen e drogës në doza të vogla.

Në vitin 2016, Maria Esposito, pas një sherri me partnerin, kontaktoi karabinierët, të cilëve u dorëzoi rreth 40 gr kokainë. Ajo u tha se droga ishte e Baldetti-t, të dashurit të saj. Kur telefonoi karabinierët, partneri nuk ishte në banesë. Nga një kontroll më pas, në shtëpinë ku jetonte u gjetën edhe 12 gr kokainë dhe një peshore elektronike. Baldetti u arrestua disa muaj më parë. Ai u kap në flagrancë me 90 gr kokainë. Pas këtij episodi nisën hetimet me metoda speciale të karabinierëve, që arritën të identifikonin furnizuesit: dy kushërinjtë shqiptarë, të cilët mbështeteshin nga Liman Dana.

Limani e paketonte drogën në shtëpi, Arjani dhe Fabiani bëni dorëzimin në Empoli, duke lëvizur me biçikletë. Megjithatë, disa konsumatorë janë furnizuar direkt në shtëpinë, ku jetonte Liman Dana dhe Ismaili, në Piazza Matteotti (Empoli). Ndërsa djali i Liman jeton në komunën Montelupo.  Dy kushërinjtë u arrestuan në prill nga pasi u kapën me 150 gram kokainë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com