Dy orë pas dasmës ndodh tragjedia, historia që po trondit botën
Në të njëjtën ditë, u martuan dhe humbën jetën.
Will Byler e Bailee Ackerman, dy orë pas ceremonisë martesore në Teksas, u larguan me një helikopter, shkruan Shkodranews.
Në më pak se dy kilometra fluturim, helikopteri u rrëzua. Çifti dhe piloti, që ishin tre personat e pranishëm në bordin e mjetit fluturues, humbën jetën, shkruan Shkodranews.
Miqtë e çiftit kanë shprehur dhimbjen e tyre për ngjarjen edhe përmes postimeve në rrjetet sociale. /Shkodranews/