Loading...

Do të largohej nga vendi me dokument fals, Ervis Martinaj merr lajmin e keq…

Një ditë pasi u fol se Ervis Martinaj mund të largohej nga vendi me një dokument kosovar nëse do të dilte nga arresti me burg, Gjykata ka dhënë vendim për të. Martinaj do të qëndrojë nën masën e arrestit me burg edhe për të paktën 30 ditë të tjera.

Gjykata vendosi ndaj Ervis Martinajn masën e sigurimit personal “30 ditë burgim”. Organi i akuzës kërkoi arrest me burg pa afat, ndërsa mbrojtja kërkoi lirimin. 36-vjeçari Martinaj ishte në përfundim të masës së sigurimit burg me afat 30 ditor, i dhënë nga gjykata, në datën 7 tetor të një muaji më par. Organi i akuzës siguroi prova të reja për vrasjen në ish-Bllok, të cilat rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj dhe i paraqiti një ditë më parë në gjykatë, gjatë një senace që zgjati rreth 6 orë.

Në të ashtuquajturën “masakra e Bllokut”, u ekzekutua me armë zjarri, Fabiol Gaxha, teksa u plagos, Ervis Martinaj dhe miku i tij, Eljon Hato.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com