[sgmb id=”1″]
Pas numërimit të pak më shumë se gjysmës së kutive të votimit, Panorama Online, ka llogaritur se me çfarë rezultati mund të ketë ndryshime në 12 qarqe.
Siç do ta lexoni më poshtë, vetëm në 4 qarqe PD ka gjasa të marrë një mandat më shumë, por në dy prej tyre është thuajse e pamundur.
Konkretisht, në Berat e Fier PD-së i duhen 2-3 mijë vota më shumë se PS-ja në kutitë e mbetura, që të pretendojë një mandat më shumë.
Gjasat më të mëdha janë në Durrës ku PD-së i duhen 1254 vota më shumë se PS-së që të dalë deputet Agron Duka dhe në Shkodër ku Nard Ndoka.