Loading...

Azbi Arapi, komandohet drejtor i Përgjithshëm i Transportit Rrugor

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës,  Damian Gjiknuri ka komanduar Azbi Arapin, aktualisht me detyrë Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm Ekonomik, të kryejë gjithashtu detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor.

Eksperienca dhe karriera e tij në fushën e biznesit ka vazhduar si në territorin shqiptar, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ndër eksperiencat e punës, theksojmë menaxhimin e një kompanie greke dhe për shumë vite përfaqësimin e kompanisë Amerikane Trimble GmbH.

Gjatë viteve 2004-2012 ka kryer detyrën e Administratorit të Përgjithshëm për kompaninë GEOTRIM shpk.

Arapi ka qenë pjesëmarrës në shumë aktvitete rajonale dhe botërore (USA, Gjermani, Poloni, Zvicër, Itali, Korea, Kinë, Greqi, Çeki). Është trajnuar në Gjermani për rekrutimin e punonjësve në kompani të mëdha, për menaxhimin e grupeve të punës, funksionimit të shoqërive tregtare, ekspertizën kontabël, orientimin e politikave të zhvillimit, iniciator dhe udhëheqës i projektit të implementimit të sistemit VRS nga Trimble Group në Shqipëri.

Jeta e tij aktive politike dhe institucionale zë fill që në vitin 2000, duke dhënë kontributin e tij menaxherial në shtabet elektorale. Në vitin 2011 kandidon për Kryetar Komune në Paskuqan. Në vitin 2013 dhe në vitin 2017, Kandidat në listën e Zgjedhjeve të Përgjithshme për PS dhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në vazhdim, përveç jetës aktive politike ku aderon, z.Arapi ka mbajtur që nga viti 2013 deri në shtator të vitit 2018, postin e Drejtorit të Drejtorisë Minerare (AKBN).

Nën vëmendjen e tij, DPSHTRR-ë angazhon të gjitha strukturat e saj, që shërbimi ndaj qytetarëve në vazhdimësi të jetë në rritje cilësore dhe sipas standardeve më të larta. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com